Vetaksident te Kroi i Mbretit, vdes një person

Si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur te Kroi i Mbretit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje. Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit”.