Vetëm 26 vjeç, i riu i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë

340

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Një i ri i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i 2 i banesës së tij.

“Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë…”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.