Ish këshilltari i Isa Mustafës godet Vjosën: Zhvendosja e fotos së presidentit, është anti-rugovizëm

Analisti politik dhe ish-këshillëtari i lideri të LDK-së, Isa Mustafës, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në “facebook”, ka reaguar ndaj veprimit të kryekuvendares, Vjosa Osmanit, e cila dje e zhvendosi fotografinë e presidentit Thaçi dhe në vend të tij vendosi fotografinë e liderit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Abdullahu është shprehur se një veprim i tillë është anti-rugovizëm.

Shkrimi i plotë:

Zhvendosja e fotos së presidentit është anti-rugovizëm

Zhvendosja e fotografisë së Presidentit Thaçi nga zyra e Kryeparlamentares Znj. Osmani dhe në vend të saj vendosja e fotos së ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është anti-rugovizëm. Thjeshtë është kështu sepse ky akt është anti-institucional ndërkohë që I. Rugova është shquar mu për të kundërtën. Ka mënyra të tjera e procedura të tjera me të cilat mund bëhen përpjekje institucionale për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të ndryshojnë aktet përkatëse juridike.

Kjo qasje jo vetëm që është institucionalisht refuzuese por është tipike populiste. Në anën tjetër nëse Znj. Osmani e inspiron aq shumë Presidenti Rugova pse nuk reagoj ajo kur këto ditët e fundit, Kryemnistri Kurti as nuk e përmendi presidentin Rugova as nuk shkoj tek varri i tij ashtu siç shkoj tek varri i Adem Jasharit. Ky reagim nga Znj Osmani do të ishte shumë më i ndershëm dhe më përmbajtsor. Populistët në thelb janë frikacak dhe anti- institucionalist.