Veteranët e Kosovës vizitohen nga veteranët e Kroacisë (video/foto)

Motoristët veteranë nga Kroacia, vizituan sot veteranët e Kosovës.

Delegacioni i klubit të motoristëve veteranë nga Kroacia, të prirë nga kryetari i tyre Ratko Dragovic – Klek, kanë vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku janë pritur nga kryetari Hysni Gucati me delegacionin e OVL UÇK-së.

Hysni Gucati, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë tha se neve si veteranë na lidhë një gjë, sepse e kishim armikun e përbashkët. Gjithashtu Gucati e ka falënderuar edhe shtetin e Kroacisë për ndihmën që e kanë dhënë gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj.

Në anën tjetër, kryetari Dragovic, i është falenderuar luftëtarëve shqiptarë që ishin në luftën e Kroacisë, duke prezentuar edhe njërin nga veteranët kroatë që ishte shok i ngushtë me luftëtarin Bekim Berisha – ABE-ja.

Kujtojmë se ky delegacion i veteranëve nga Kroacia, janë në Kosovë për herë të dytë, dhe ata do të vizitojnë edhe institucionet e shtetit dhe komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së./Fokusi.info/

https://www.youtube.com/watch?v=oTdvfFF6v5o