Veteranët e Kroacisë janë pritur sot nga Ushtria e Kosovës (video/foto)

Veteranët nga Kroacia kanë vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni i klubit të motoristëve veteranë nga Kroacia, të prirë nga kryetari i tyre Ratko Dragovic – Klek, kanë vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku janë pritur nga eprorët e lartë, Gjeneral Enver Cikaqi me bashkëpunëtorë.

Në pritjen që ju bë veteranëve të Kroacisë, ishin të ftuar edhe ish komandanti i FSK-së Gjeneral Agim Çeku, dhe kryetari i veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, të cilët edhe mbajtën fjalë rasti, dhe falënderuan ndihmën e Kroacisë që i ka bërë Kosovës gjatë luftës dhe pas saj. Poashtu fjalë rasti para tyre mbajti edhe eprori Hasan Hoxha.

Ndërsa veteranët e Kroacisë falënderuan luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në luftën e Kroacisë dhe thanë se për vizitë në Kosovë kanë ardhur me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Në emër të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, koloneli Sefer Isufi iu tregoj për rolin që ka pasur e që ka Forca e Sigurisë, të arriturat dhe zhvillimi i saj si Ushtri e Kosovës.

Më pas, u shkëmbyen edhe dhurata në mes vete, u drekua së bashku në kuzhinën e  pjesëtarëve të FSK-së,dhe me një fotografi të përbashkët u përshëndetën, duke iu uruar rrugëtim të mbarë për në Kroaci/Fokusi.info/.