Veteranët e luftës, askush nuk do të lejohet t’i pyesë nëse do t’i bashkohen mbrojtjes së vendit

Ish-Komandanti i Batalionit 4 të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, ka thënë se veteranët e vërtetë të luftës, askush nuk do të lejohet t’i pyesë nëse do t’i bashkohen mbrojtjes së vendit, shkruan Fokusi.info.

“Lufta për atdheun është detyrë, është borxh edhe pse shteti e politika na shkel e nënçmon për më shumë se 22 vjet!, ka shkruar Marashi.

Postimi i plotë:

Veteranët e vërtetë të luftës, askush nuk do të lejohet t’i pyesë nëse do t’i bashkohen mbrojtjes së vendit, e as nuk i kërkojnë askujt leje të mbrojnë atdheun e tyre. Lufta për atdheun është detyrë, është borxh edhe pse shteti e politika na shkel e nënçmon për më shumë se 22 vjet!
Ne do të dimë kur dhe ku ,ju mendoni për vete se ku doni me shku…????????