Arben Vitia zihet në rrenë, e prezantoi procedurën kirurgjike VATS si diçka për herë të parë, por aparaturat e tilla funksionojnë që nga 2019-ta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është zënë keq duke mashtruar.

Ai një ditë më parë ka thënë se për herë të parë në sistemin publik do të bëhet procedura e re kirurgjike VATS.

“Për të na prezantuar shërbimin e ri në kirurgjinë torakale, së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi u pritëm sot nga Drejtori i klinikës së kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci. VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi në ndërhyrjet operative”, ka shkruar ai.

Vitia ka shtuar se më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit.

“Tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit tonë. Trajtim jashtë vendit dhe kostoja për këtë trajtim është 35 mijë euro. Vlera e këtij investimi në aparturë moderne është rreth 250.000 euro. E shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro”, është shprehur ai. /Demokracia.com/

Por, aparatura VATS ishte prezantuar në vitin 2019.