Veteranët i reagojnë Donika Gërvallës: Mos t’i harrojmë mbi 200 ushtarë të UÇK-së që u vranë pas luftës

Ushtruesi i detyrës së kryetatit të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas shkrimit të medias zvicerane lidhur me vrasjet e pasluftës ku thuhet se kryediplomatja “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK”, raporton Fokusi.info.

Në një shkrim në Facebook, Klinaku ka thënë se “përveç zbulimit dhe dënimit të krimeve dhe masakrave të pushtuesit serb që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë e që ndërkombëtarët dhe vendorët nuk janë marrë me to, kemi qenë edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës”.

Tutje, i Klinaku tha se të cilësosh vrasjet si politike do të thotë të luash rolin e prokurorit.

“Pa marrë parasysh sqarimin e Gërvalla-Schëartz se citati për UÇK-në nuk ishte i saj, por i gazetarit zviceran, t’i cilësosh vrasjet si politike do të thotë se po luan rolin e prokurorit.

Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës”, ka shkruar ai./Fokusi.info/