Vetëvendosje nuk i përgjigjet LDK-së për koalicionin (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mori përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje rreth koalicionit të mundshëm që ia kishte kërkuar.

Lideri i VV-së Albin Kurti sot ishte për kryeshëndosh në Pejë, ndonëse shumëkush kishte pritur që të jetë ulur në tavolinë me Isa Mustafën.

Mirëpo, mosrespektimi i ultimatumit të LDK-së nuk do të thotë se nuk do të vazhdojnë takimet në mes të dy partive.