Vetëvendosje prin në shumicën e qendrave kryesore

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritashme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po prin në nëntë komuna.

LVV po prin në shumicën e qendrave kryesore: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Prizren, Obiliq, Vushtrri, Kamenicë dhe Han të Elezit.

Në bazë të rezultateve të përgjithshme deri më tani të publikuar nga KQZ, ka 193.698 vota apo 25.76 përqind të votave.