“Vetëvrasje e qëllimshme”, poligoni ‘Katana’ tregon si vdiq 24-vjeçari

24 vjeçari që dyshohet të ketë qëlluar veten në poligon tashmë ka vdekur.

Ky lajm është konfirmuar nga mjeku kujdestar në QKUK.

Kurse, para vetëm pak çastesh reagoi edhe Poligoni ku viktima dyshohet të ketë qëlluar veten. Sipas tyre, kjo vrasje ishte e qëllimshme.

Më poshtë edhe reagimi i plotë:

NJOFTIM

Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.

Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.

Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet  qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.

Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.