Vetëvritet një grua 45-vjeçare në Gjakovë

Një grua e moshës 45-vjeçare është vetëvrarë në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Koha.net se sot në orët e paradites, Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar një informatë për një rast- vetëvrasje me litar.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur patrulla policore dhe mjeku kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen. Fjala është për një femër të moshës 45 vjeçare e cila ka kryer aktin e varjes në një kthinë pas shtëpisë, kurse viktima është gjetur nga familjaret”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML’s