Vetplagoset një person në Keqekollë

Një person dyshohet se është vetplagosur me pushkën e tij të gjuetisë, të martën rreth orës 10:00, në Keqekollë të Prishtinës.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën dhe 9 fishekë.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ku edhe vazhdon mjekimin.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet.