Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Sllatinë-Magure

Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë goditur sonte nga një veturë në rrugën Sllatinë-Magure në fshatin Vrellë.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën Sllatinë-Magure (në fshatin Vrellë), ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Telegrafin nga Policia e Kosovës.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.