Vetura godet për vdekje një 67 vjeçar nga Tirana

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot, ku një veturë e ka goditur për vdekje një 67 vjeçar.

Policia sqaron se një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale T. D., ka përplasur këmbësorin me iniciale E. M., banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme./tvklan