Vetura “Golf 2” ndahet në dysh pasi e zë dheu (FOTO)

Reshjet e fundit të shiut në vend kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut gjithandej vendit.

Kështu ka ndodhur edhe diku në Rahovec, ku dheu ka zënë një veturë të markës “Golf 2” të cilën e kanë ndarë në mes, edhe sipas përshkrimit të banorëve, transmeton Klan Kosova.

Në momentin e shembjes së dheut askush nuk ka qenë brenda veturës.