Vetura humb kontrollin dhe përfundon në lokal, tre të plagosur që po pinin kafen e mëngjesit

TIRANË- Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një lokali ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Nuk dihen ende shkaqet që e bënë drejtuesin 50-vjeçar të humbte kontrollin e mjetit. Ngjarja ndodhi në kryeqytet tek “Rruga e Burgut”. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas banorëve tre personat e dëmtuar po pinin kafen e mëngjesit, në momentin që automjeti hyri në lokal.

Shqiptarja.com