Vetura në lëvizje qëllohet me armë zjarri në Graqanicë, Policia heton rastin

Gjatë ditës së djeshme, katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz.

Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Graqanicë 19.10.2023 – 05:00. Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”./Fokusi.info/