Ndërron jetë pacientja e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë pacientja e infektuar me COVID-19.

Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSh-ja ka bërë me dije se ajo ishte pranuar në Infektivë më 3 maj në gjendje të rëndë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa. Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.