VIDEO/ Besohej se ishte zhdukur, shkencëtarët zbulojnë pas 50 vjetësh “elefantin” Somali

Një specie e vogël e njohur si “elefanti” Somali hundëgjatë, është gjetur në jetën e egër afrikane për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

I konsideruar ‘i humbur nga shkenca’ që nga viti 1968, gjitari i vogël është zbuluar në peizazhin shkëmbor të Bririt të Afrikës.

Pas shikimeve nga vendasit në vendin afrikan të Xhibutit, shkencëtarët vendosën kurthe për gjitarin me lëndë të përbërë nga gjalpi i kikirikut, bollguri dhe ekstrakti i majave.

Pasi kapi disa ekzemplarë për studime të mëtejshme, ekipi raporton se elefanti Somali po mbijeton pas frikës se ai ishte zhdukur.

Krijesa që ushqehet me insekte, nuk është në fakt një “elefant”, por njihet si i tillë për shkak të hundës së gjatë.

I njohur gjithashtu si një “sengi”, krijesa besohet se mund të ketë një lidhje të largët me aardvarks (lloj specie afrikane) dhe lopët e detit si dhe elefantët, pavarësisht se është në madhësinë e një miu.

Panorama.al