Nënkryetarja e VV-së: Qeveria Kurti 2 po vjen!

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.

Ajo tha se nuk është kurrë vonë me u “korit” dhe se tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale përfundimisht ka shpërfaqur pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë.

Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.

Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata.

QEVERIA KURTI 2 po vjen!