VIDEO e frikshme/ Gjarpri 2.2 m i gjatë ngjitet me shpejtësi mbi pemë

Pamjet mahnitëse dhe të frikshme të një pitoni gjigant teksa ngjitet mbi një pemë kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.

Eksperti i gjarpërinjve, Reid Newsell, u thirr për të larguar gjarprin 2.2 metra të gjatë, pasi u pa në afërsi të një prone në Victoria Point në Australi.

Newsell tha për mediat vendase se zvarraniku i rrezikshëm kaloi disa pemë përpara se të zgjidhte një për t’u ngjitur. Ai zbuloi se ky ishte një fenomen normal te gjarpërinjtë, të cilët për t’iu shmangur grabitqarëve në tokë preferojnë të ngjiten në pemë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.