Humbën qenin në aksident, çifti i famshëm i aktorëve bën veprimin e jashtëzakonshëm (foto)

Kafshët shtëpiake konsiderohen si anëtarë familje për shumë persona. Pjesë e tyre janë edhe të famshmit, aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas.

Çifti humbi tragjikisht qenin e tyre Waldon, por kanë vendosur që të mos e largojnë kurrë nga jeta dhe trupi. Për këtë arsye, Sophie dhe Joe menduan t’i dedikojnë një tatuazh.

Nuk dihet nëse dashuria për qenin i bëri të kishin për herë të parë të njëjtin tatuazh apo kanë edhe ndonjë tjetër. Kujtojmë se qeni Waldon u vra tragjikisht pasi u godit nga një veturë në New York City.

Çifti ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale për të treguar se janë tepër të lënduar nga humbja e qenit.