Video e pabesueshme/ Gruaja tenton të hidhet nga pallati në Vlorë, burri e kap me shpejtësi

Një grua u shpëtua për mrekulli në qytetin bregdetar, pasi tentoi që të hidhet nga ballkoni i apartamentit që banon.

Por në momentin që tentoi të hidhet burri ndërhyri me shpejtësi duke e kapur prej duarve.  Gazetari i Report Tv Armand Xhelili siguroi pamjet e momentit kur gruaja tentoi të hidhet dhe u shpëtua nga bashkëshorti.

Pas disa minutash burri arriti që të tërhiqte bashkëshorten duke e shpëtuar, ndërsa ngjarja me ulërimat ka shkaktuar panik te qytetarët e Vlorës.

Në video dëgjohen disa qytetarë që kërkojnë që të lajmërohet zjarrfikësja, ndërsa të tjerë të habitur thonë ‘gjynah, po ç’pati? Ngrije shpejt…e shpëtoi shyqyr’.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në bulevard në Skelë, ndërsa nuk në polici nuk ka pasur asnjë denoncim.

https://youtu.be/Ey4DgNG4J80

Shqiptarja.com