VIDEO/ Italia mbetet jashtë Botërorit, Shaqiri udhëheq Zvicrën për në Katar

0
404

Ndodh edhe kështu, Zvicra ka mposhtur 4-0 Bullgarinë duke marrë kreun e Grupit C, që i jep një biletë në Botërorin ‘’Katar 2022’’.

Helvetët lënë jashtë kështu kampionët e Europës, Italinë që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Bullgarinë. Një rezultat katastrofik për ‘’axurrët’’ që shpërdoruan shumë duke gabuar gjithçka. Skuadra e Mançinit do të ketë dhe një shans të dytë duke shkuar në ‘’Play-off’’, por asgjë nuk është e sigurtë pasi gara në play-off do të jetë edhe më e ethshme.

Zvicra shkatërroi Bullgarinë duke i shënuar plot 6 herë në pjesën e dytë, por dy gola u anuluan për pozicion jashtë loje. Kapiteni Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje fantastike duke dhënë dy asist në këtë fitore të madhe të helvetëve.

RENDITJA

REZULTATET E GRUPIT C

IRLANDË E VERIUT-ITALI 0-0

ZVICËR-BULLGARI 3-0

Okafor 48′ , Vargas 57′ , Iten 72′

PANORAMASPORT.AL