Vidhen gjatë natës 4 banesa në fshatin Krane. Pronarët jetojnë në emigrim

4 banesa pranë njëra-tjetrës janë vjedhur gjatë natës 2 ditë më parë në fshatin Krane, Bashkia Finiq. Konkretisht, bëhet fjalë për shtëpitë e Xhorxh Dais, Akili Kiço, kushëririt të tij Irakli Kiço dhe Odysea Stavros.

Të gjithë pronarët e këtyre banesave jetojnë dhe punojnë në Greqi, së bashku me familjet e tyre: i pari në Patras, i dyti në Rodos, i treti në Janinë dhe i katërti në Athinë.

Vjedhja është kuptuar më vonë nga fqinjët e tyre, të cilët thonë se hajdutët kanë vjedhur gjithçka nga brendësia e shtëpive, nga mobiljett dhe veshjet e deri te pajisjet shtëpiake dhe mjetet bujqësore.

Gjithashtu denoncohet se hajdutët përveç se kanë vjedhur, kanë shkaktuar edhe dëme në ndërtesa.