Vidhen paratë e bamirësisë në kasafortën e një xhamie në Lipjan

Janë vjedhur paratë e bamirësisë në një xhami në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.

Sipas policia aty persona të panjohur e kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë.

“Fsh. Gumnasellë, Lipjan 34-24.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.