Vidhte çdo ditë një gazetë italiane edhe pse nuk dinte italisht

Ai as nuk flet e as nuk e kupton gjuhën italiane, megjithatë çdo ditë vidhte një gazetë nga një kioskë përgjatë bregdetit në Peli, në Gjenovë.

Burri, një gjeorgjian i pastrehë 38-vjeçar, u arrestua nga policia lokale nën dyshimin e një grabitje të pahijshme.

Disa ditë më parë pronari i kioskës e kapi në flagrancë dhe reagoi duke u përpjekur ta dhunonte fizikisht, por 38-vjeçari i bërtiti shitësit në një gjuhë të panjohur për të, e ndërthurur me ofendime në anglisht, shkruan faqja today.it.

Gjithçka ndodhi nën kamerat e sigurisë dhe në praninë e një oficeri lokal të policisë, i cili në ndërkohë po drejtonte trafikun. Agjenti ndërhyri duke kërkuar edhe ndihmën e kolegëve.

Nuk është e qartë pse ai vidhte një gazetë lokale çdo ditë. 38-vjeçari nuk pranoi të bashkëpunonte me policinë, madje as që donte të fliste me përkthyesin.

Burri u arrestua dhe është në pritje të gjykimit. /DPA/KP/