Çollaku: Kurti s’ka vullnet e as guxim ta themelojë Asociacionin

Bekim Çollaku thotë se takimi i 14 shtatorit është mundësi e BE-së që t`i rikthejë palët në tavolinën e negociatave në Bruksel.

“BE-ja si ndermjetësuese e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është duke bërë përpjekje që ti rikthej palët në tavolinën e negociiatava në Bruksel. Takimi i radhës do të jetë një mundësi tjetër për ta arritur këtë qëllim”, potencoi Çollaku për Front Online.

Përtej kësaj, sipas tij është veshtirë për të pritur ndonjë rezultat konkret lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Çollaku ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vullnet dhe as guxim politik që ta themelojë Asociacionin.

“Normalisht, Serbisë nuk i bëhet vonë për asgjë që ndërlidhet më këtë proces, dhe është e qartë që as kryeministri Kurti nuk ka vullnet dhe as guxim politik që ta themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke qenë i vetëdijshëm se një veprim i tillë, do ti kushtonte atij me humbjen e përkrahjës popullore, dhe eventualisht edhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kurdo që mbahen ato”, u shpreh Çollaku për Front Online.

Çollaku tha se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i radhës.

“Kosova është duke vuajtur sanksionet e BE-së që janë në fuqi, përshkak të paftësisë negociiuese të kryeministrit Kurti. Kjo gjendje e përkeqson edhe më tepër pozitën e Kosovës jo vetem në kuadër të dialogut, mirëpo edhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi Çollaku për Front Online.