Vidhte me forcë varset e floririt, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Cooperation”, nga ku u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër për vjedhje.

Shtetasi I arresuar është R. S., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje” ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 30 vjeç, banues po në Durrës edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek, sipas policisë, i kanë marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L. Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floritit nga qafa shtetases F. R.

Në vijim të hetimeve rezultoi gjithashtu se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë një shtetasi varësen nga qafa.