Përfundon greva e minatorëve, për pak minuta dalin nga Miniera

Sonte, në orët e vona të mbrëmjes, është arritur marrëveshja që minatorët e Trepçës të përfundojnë grevën e tyre.
Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga që të iu plotësohen.

Ata kishin hyrë në grevë thuajse 10 ditë dhe i kishin të çarta kërkesat e tyre, ekzekutimi me kohë i pagave, shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës.

Për gjatë gjithë kësaj kohe, shumë nga ta kishin probleme shëndetësore nga më të ndryshmet, madje njëri nga ta ka pësuar edhe arrest kardiak.

Kryeministri Albin Kurti nuk kishte i kishte vizituar gjatë gjithë këtyre ditëve sa ata ishin në grevë.

Për këtë çështje, opozita në Kuvend kishte kërkuar miratimin e një rezolutë në ndihmë të minatorëve, por që nuk ishte mbështetur nga mazhoranca./lajmi.net