Vizita e Trendafilovës në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

107

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Më 28 nëntor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova. Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.”

Në njoftim thuhet se do të bëhen ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”