Sipas obduksionit, grabitësi në Shtime vdiq prej plagëve të shkaktuara nga shkopinjtë

Grabitësi që kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi në Shtime dje, u vra nga dy vllezër.

Për Indeksonline foli Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili tregoi se obduksioni ka përfunduar.

Ai tha se “Për detaje të tjera është Prokuroria, ne nuk mundemi të japim informata të tjera”.

Por disa burime nga  Mjekësia Ligjore i kanë thënë Klan Kosovës se  është vërtetuar se plagët e shkaktuara nga goditjet me shkopinj ia kanë marrë jetën dje burrit që kishte hyrë për të grabitur në Shtime.

Dy vllezërit të cilët janë përleshur me grabitësit janë arrestuar për shkak që njëri nga grabitësit ka mbetur i vdekur.