Vjedhje e rëndë në Lipjan: Hajnat marrin telefona e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje një Lipjan. Sipas raportit policor, hajnat kanë vjedhur tetë telefona dhe stoli ari të ndryshme nga një shtëpi.

Ankuesi ka raportuar se hajnat kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij, nga ku edhe kishin vjedhur gjësendet.

Rasti ëështë duke u hetuar.

“Lipjan 30.01.2022 ─ NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë ka hyrë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur tetë (8) telefona të ndryshëm dhe stoli ari të ndryshme . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori” thuhet në raport.