Behramaj: Largimi i ambasadorëve është i kundërligjshëm, kush i drejtohet gjykatës e fiton rastin

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se largimi i ambasadorëve është e kundërligjshme.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Behramaj ka thënë se secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar.

“Largimi grupor i ambasadorëve me “çelës politik” iu ngjanë diferencimeve ideopolitike ose largimeve masive nga puna në vitet 90-ta, me masa të dhunshme. Këto largime janë edhe të kundërligjshme, sepse tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik është i rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Individualisht, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar. Politikisht, dekretet me një interpretim të mirë ligjor mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për lirimin e 12 ambasadorëve nga detyra.