Vjedhje në Vushtrri: I hyjnë hajnat në shtëpi dhe i kërcënojnë me armë

Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin dhe të marrin para, stoli ari dhe telefon celular.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, raporton policia.