Kryeziu: Zgjedhjet e reja në Kosovë, s’do ta normalizonin situatën

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, në Facebook, ka shkruar se zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, s’do ta normalizonin situatën politike në Kosovë. Sipas tij pa përbylljen e procesit të angazhimit të serbëve nëpër institucione dhe përbylljes së planit të zbatimit të Asociacionit, nuk do të ketë normalitet.

E plotë:

A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo.

Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje.

Edhe sot, sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike. Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda, në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike.