Vjen reagimi i PSD-së, tregon emrat e aktivistëve të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e PSD-së për shkak të protestës ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara.

Frashër Krasnqi nga PSD-ja ka reaguar duke treguar edhe emrat e aktivistëve të arrestuar për të cilët kërkon lirimin e menjëhershëm.

“Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot“, thuhet në reagimin e tij.