Vjen reagimi nga VV pas kërcënimit nga anëtari i Nismës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, i cili sot tha se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

“Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Pas deklaratës së Hotit, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka reaguar edhe Nisma duke u distancuar nga deklaratat e tij.

Ministri në detyrë Endrit Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje. Ai gjithashtu ka thënë se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës.