Vjosa Osmani injorohet nga LDK-ja, nuk ftohet nga partia e saj për të marrë pjesë në një takim për formimin e Qeverisë

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar para medieve se vetëm nga to ka kuptuar se partia e saj do të mbajnë një takim sot për hapat e mëtutjeshëm në formimin e Qeverisë, raporton IndeksOnline.

Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë takim.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo.

Me qëllim të mos politizohen çështje, Osmani tha se për të ka qenë e rëndësishme për të parë se cilat janë përpjekjet.

“Takime sot do të ketë, nga mediet ku do të merren disa vendimeve mirëpo nuk jam ftuar në një takim të tillë. Ka shumë takime besoj edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin është se duhet t’i pyesin personat që kanë vendosur dhe nuk dua ta komentoj”, theksoi ajo.