Shënohet 23-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti

Me 6 nëntor 2021, do të shënohet 23-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, shkruan Fokusi.info.

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit; Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, tek vendi i rënies së tyre në Apterushë bëhet përurimi i Kullës së Heronjve.

Manifestimi qendror do të mbahet më 6 nëntor 2021, në orën 11:00 në Apterushë. Pjesëmarrja qytetare dëshmon nderim e respekt për të rënët për liri, thuhet në ftesën e komunës së Rahovecit./Fokusi.info/