Vjosa Osmani: Jemi kundër bashkimit kombëtar dhe edhe VV po ndryshon në këtë çështje

Kandidatja e LDK-së për kryeminstër, Vjosa Osmani ka deklaruar në TV Klan se LDK është parti kosovocentriste dhe prandaj është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Gjithashtu Osmani ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje do të mund të bëjnë koalicion qeveritar sepse VV po moderohet dhe po ndryshon në lidhje me bashkimin kombëtar.

Vjosa Osmani ka deklaruar edhe se garanci për luftë kundër korrupsionit është edhe qeverisja e Isa Mustafës (Qeveria Isa Mustafa – Hashim Thaçi, vër. jonë), e cila ka qenë e pastër dhe pa asnjë ministër të akuzuar në qeveri.

Vjosa Osmani në këtë emision ka shprehur e ambiciet e saj në qeverinë e ardhshme.

Ajo ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë me VV”, ka thënë Vjosa Osmani.