Vjosa Osmani jep kritika për statutin e LDK-së: Duhet sa më parë të largohet norma 50%+1

Vjosa Osmani nga LDK-ja në një prononcim për media ka shfaqur kritikat e saj tek statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Osmani tha se duhet sa më parë të largohet norma 50%+1, e cila sipas saj është jodemokratike.

“Duhet sa më parë të largohet norma 50%+1. Kam qenë për kandidimin e kandidaturave mirëpo, shumica e delegatëve kanë menduar ndryshe.  Problemi themelorë është tek statuti. Ajo normë duhet të largohet. Është jodemokratike ta mbështesim atë normë”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu theksoi se statuti i vitit 2015 nuk ka lejuar votim me aklamacion, i cili vendim është ndërruar në vitin 2016.

“Nga viti 2015 statuti nuk e  ka lejuar votimin me aklamacion, mirëpo në vitin 2016 ky vendim është ndërruar. Do të jetë angazhimi im primar që të filloj me ndryshime…”, ka thënë ndër të tjera, Vjosa Osmani.