Vjosa Osmani: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Fokusi.info.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Osmani ka shkruar se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.

“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, tha presidentja./Fokusi.info/