Vjosa Osmani pas zhvillimeve politike thërret konferencë për media

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një konferencë për media për ditën e sotme, transmeton Fokusi.info.

Kjo konferencë për media, vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku presidenti Thaçi ia ka dhënë mandatin Avdullah Hotit të LDK-së.

Konferenca është paralajmëruar për sot nga ora 12:00, ndonëse nuk jepen detaje se për çka bëhet fjalë.

Njoftimi i plotë:

Kryeparlamentarja Osmani të premten mbanë konferencë për media

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, të premten, më 1 maj 2020, mbanë konferencë për media.

Koha: 12:00

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit)

Jeni të mirëseardhur!​