Vjosa Osmani tregon se a do të kthehet në LDK

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 14 shkurtit është përfolur shumë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK.

Në lidhje me këtë, Vjosa Osmani ka folur në “Kallxo Përnime” në RTV Dukagjini, ku ka mohuar se do të rikthehet në LDK, transmeton Indeksonline.

“Qytetarët e kanë përcaktuar rrugën time dhe nga ajo rrugë nuk devijoi asnjë moment.”

“Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështja e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetarë dhe siç e kam dëshmuar në të kaluarën, edhe tash nuk e shkeli vullnetin qytetarë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listës së LVV-së së bashku me anëtarë të tjerë të listës “Guxo”.

Nga numrimi i votave të rregullta, LVV doli e para me 47%. Me votat e diasporës dhe ato me kusht, LVV po synon që të arrij shifrën e 51% të votave.