Vlora Çitaku takon familjet shqiptare në Jerusalem

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo, gjatë qëndrimit atje, ka takuar edhe disa prej shqiptarëve që jetojnë në Jerusalem.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ishte kënaqësi që ajo të takohet me këta shqiptarë.

“Takim i ngrohtë me familjet shqiptare në Jerusalem. Faleminderit Ilir, Lindita dhe Artan. Sa kënaqësi me ju pa”, shkruan Çitaku në Facebook./Fokusi.info/