PDK prish koalicionin me LDK-në në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së Uran Ismaili.

Ai ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, shkëpusin koalicionin qeverisës me LDK’në në Prishtinë.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në rrjetin social Facebook.