Vodhi një makinë, por u lajmërua nga fqinji, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Elbasanit pasi vodhi një makinë.

Ka qenë një fqinj që ka parë 61-vjeçari me inicialet J.K. po vidhte makinë dhe ka njoftuar policinë. Uniformat blu i janë vënë në ndjekje 61-vjeçarit, të cilin e kanë prangosur disa metra më tutje.

Mbi të rëndon akuzë për për veprat  penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë.