Universitetit të Prishtinës i vazhdohet akreditimi edhe për 5 vjet

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i është vazhduar akreditimi edhe për pesë vjet.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim në Facebook në faqen zyrtare të UP-së.

Në mbledhjen e datës 25 qershor 2020, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa sipas votimit të KShC-së, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është riakredituar për 5 vjetët e ardhshëm.

Njoftimi i plotë:

UP-ja akreditohet për 5 vjetët e ardhshëm. ?

Ndonëse e konsideron si vendim të pritur, rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, shprehet i lumtur që UP-ja ka marrë vlerësim të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe është votuar për akreditimin e tij edhe për gjysmë dekade. Për këtë vendim të rëndësishëm, Dema uron studentët, stafin dhe të gjithë qytetarët.

Detajet e këtij vendimi i gjeni në linkun e bashkangjitur.

#UnëJamUP ?‍??‍?